Ministri Xhemai Çupi nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Qendër Zhupë, z. Arijan Ibraim

Komuna e rradhës me të cilin do realizohet bashkëpunimi në fushën e diasporës është edhe ajo e Qendrës Zhupë të përfaqësuar nga kryetari i saj, z. Arijan Ibraim.

Për Ministrin Çupi dhe për kryetarin Ibraim, diaspora e Komunës Qendër Zhupë ka rëndësi dhe peshë të madhe, andaj me nënshkrimin e kësaj kontrate hapet një kapitull i ri me të cilën banorëve të kësaj komune që jetojnë jashtë shtetit do tu mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe t’ju jepen udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.

Albanian

Ministri Xhemai Çupi nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Koçanit, z. Lupço Papazov

Komuna e ardhshme në të cilën do hapet zyrë komunale “Qendër për diasporë”, është Komuna e Koçanit, në ambientet e së cilës, me kënaqësi Ministri Dr. Xhemail Çupi së bashku me Kryetarin e kësaj komune, z. Lupço Papazov, nënshkruajtën kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Albanian

Ministri Xhemail Çupi nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Makedonski Brodit, z. Zharko Risteski

Komuna e cila iu përgjigj thirrjës për hapjen e zyrës komunale “Qendër për diasporë” ishte edhe Komuna e Makedonski Brodit, ku mes kryetarit të kësaj komune z. Zharko Risteski dhe Ministrit Dr. Xhemail Çupi u nënshkruajt kontrata për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Albanian

Nënshkrimi i kontratës së parë për bashkëpunim në fushën e diasporës mes Ministri Xhemail Çupi dhe Kryetarit të Komunës së Krushevës, Tome Hristoski

Sot, data 02.11.2022, është ditë e një rëndësie të veçantë për arsye se u nënshkruajt kontrata e parë për bashkëpunim në fushën e diasporës mes Ministri Dr. Xhemail Çupi dhe kryetarit të Komunës së Krushevës, z. Tome Hristoski. 

Me këtë rast Ministri Çupi ju drejtua të pranishmëve në Komunën e Krushevës, me ç'rast falënderoi në radhë të parë kryetarin e komunës për gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit si dhe dha një pasqyrë të shkurtër të projekteve në të cilat kabineti tij është duke punuar në vazhdimësi për të mirën e diasporës.

Albanian

Pages