Përfaqësues të Kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporë, morën pjesë në trajnim dy-ditor për ngritjen e kapaciteteve: “Remitencat në Maqedoninë e Veriut: Analiza krahasuese dhe masa përmirësimi"
Në ditën e parë të trajnimit dy-ditor për ngritjen e kapaciteteve e titulluar: “Remitencat në Maqedoninë e Veriut: Analiza krahasuese dhe masa përmirësimi", të organizuar nga IOM (International Organization for Migration) dhe UNFPA (United Nations Population Fund), ku nga Kabineti i ministrit të angazhuar për diasporë, morën pjesë Sejdi Demiri, këshilltari i jashtëm dhe Vanja Hristovska Kail, këshilltare për bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.