Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë zyrtare takoi kryetarin e selisë të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Gjermani, z. Jean-Philippe Chauzy
Në selinë e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Gjermani (IOM Germany) ministri Dr. Xhemail Çupi, realizoi takim me kreun e kësaj organizate, z. Jean-Philippe Chauzy.
Bashkërisht shkëmbyen mendime dhe propozime për mënyrën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e mbështetjes së IOM-ës në realizimin e aktiviteteve në fushën e diasporës.
Ministri z. Xhemail Çupi në Berlin të Gjermanisë vizitoi Qendrën Kulturore Shqiptare Islame Isa Beu
Në qytetin e Berlinit, ministri Dr. Xhemail Çupi, vizitoj Qendrën Kulturore Shqipare Islame “Isa Beu”.
Ajo që na karakterizon si popull është bujaria, andaj duke qenë në muajin e agjërimit, me kënaqësi të madhe ministri Dr. Xhemail Çupi, pranoi ftesën e hoxhës Remzi Xhaferi dhe pjestarëve të kryesisë për një iftar të përbashkët, e më tej e njoftua me qendrën e tyre multifunksionale dhe biseduam për projektet e së ardhmes.