LIDHJET KULTURORE, IDENTITETI KULTUROR DHE TRASHËGIMIA KULTURORE

•    Lidhjet kulturore, identiteti kulturor dhe trashëgimia kulturore:


Vendosja dhe rritja e lidhjeve kulturore me diasporën në fusha të ndryshme për ruajtjen e identitetit kulturor dhe trashëgiminë kulturore.
Ky është një nga katër prioritetet në Strategji, i cili kushtëzohet nga rëndësia strategjike për ruajtjen e identitetit kulturor të diasporës, si dhe nga rritja e saj në fushën e punëtorëve kulturor dhe artistëve rreth botës. Gjatë bashkëpunimit me diasporën, identifikohen disa kahje të veprimit, por me focus dhe parime të bashkëpunimit të ndryshuara në thelb. Promovimi i cultures dhe ruajtjes së identitetit kulturor të diasporës implikojnë vendosjen e formave të reja të bashkëpunimit të subjekteve nga fusha e kulturës në vend dhe përfaqësuesit/organizatat nga diaspora, rritje të numrit të manifestimeve kulturore dhe promovimi i tyre medial, si dhe rrjetëzimi dhe partneriteti për realizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të përbashkëta kulturore. Përveç asaj, si fusha të rëndësishme të veprimit identifikohen kujdesi për gjuhën amtare si trashëgimi kulturore dhe bashkëpunimi në fushën e veprimtarisë bibliotekare.

 

Albanian