Ministri Çupi në qytetin e Cyrihut takoi Komunitetin maqedonase të përfaqësuar nga disa kantone të Konfederatës Zvicërane

Në qytetin e Cyrihut ministri Çupi realizoi një takim me Komunitetin maqedonas të përfaqësuar nga disa kantone të Zvicrës.

Në këtë takim të rëndësishëm u bisedua për çështjet me të cilat përballët diaspora e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku një ndër projektet që u bisedua ishte ajo për mundësinë e formimit të klasave për mësimin e gjuhës amtare gjithashtu ministri Çupi shpalosi projektin e punës “Qendrat e Diasporës”.

Mes të tjerash kryetari i shoqatës u shpreh që bashkëvendasit tanë janë pozicionuar mirë në shoqërinë zvicërane dhe që jemi në gatishmëri për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Albanian