Ministri Çupi në Konfederatën Zvicërane realizoi takimin e parë me shefin e stafit të IOM-it z. Ambroso dhe përfaqësuesin special për rajonin z. Keseroviq

Në ditën e parë të vizitës të punës në Konfederatën Zvicërane ministri Çupi realizoi takim me shefin e stafit të IOM-it pranë OKB-së në Gjenevë, z. Ambroso dhe përfaqësuesin special për rajonin z. Keseroviq. 

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ministri Çupi i njoftoi për bashkëpunimin e tij të mirë me zyrën përfaqësuese të IOM-it në Shkup dhe gjithashtu shprehi kënaqësinë për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe mbështetur në lidhje me aktivitetet tona për projektin e Qendrave të Diasporës, ngritjen e kapaciteteve institucionale për hartëzimin e diasporës sonë dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë me organizatat ndërkombëtare në një nivel më të lartë.

Mes të tjerash z. Ambrosi premtoi mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e diasporës në drejtim të hartëzimin e diasporës sonë dhe veçanërisht në mënyrat e identifikimit të një mekanizmi të përshtatshëm për të shfrytëzuar sa më mirë remitancat e diasporës për qëllime investimi në vendin e origjinës.

Albanian