Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Berovës, z. Zvonko Pekevski

Sot, Ministri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi nënshkruajti marrëveshje për bashkëpunim në fushën e diasporës me Kryetarin e Komunës së  Berovës, z. Zvonko Pekevski.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, në komunë do të fillojë me punë zyra komunale “Qendra për diasporë”, e cila do të ketë funksion ndërmejretsues me qëllim që qytetarëve nga diaspora t’ju mundësohet akses më i lehtë për informatat e nevojshme dhe dhënien e udhëzimeve shtesë në bazë të të drejtave dhe detyrimeve në procedurat përkatëse para autoriteteve kompetente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.
Ky fillim i ri i bashkëpunimit do të krijojë lidhje të përhershme mes RMV-së dhe diasporës sonë jasht vendit dhe do të jetë në dobi të saj, si dhe në dobi të banorëve të Komunës së Berovës.

Albanian