Për diasporën tonë në Gjermani!
Gjatë vizitës së Ministrit i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi me zyrtare para disa muajve në Republikën Federale të Gjermanisë dhe takimin që realizoi me Ministren federale të ngarkuar për migracion dhe integrim, z.nja Alabali- Radovan, e cila paralajmëroi insistimin e saj të vazhdueshëm për ndryshimet në Ligjin e migrantëve azilkërkues, ndajmë me ju lajmin se sot Bundestagu Gjerman miratoi ndryshimet e këtij ligji, me të cilat azilkërkuesve që jetojnë pesë vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime ju ofrohet shans për të marrë leje të përhershme qëndrimi.
Azilkërkuesit do të përfitojnë nga këto ndryshime, sepse do të kenë në dispozicon një vit që të gjejnë një vend pune dhe të dëshmojnë disa kushte tjera që duhet të plotësohen për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm.
Pra, azilkërkuesit e refuzuar që në Gjermani jetojnë me ‘Duldung’ (leje e përkohshme e qëndrimit), duhet të dëshmojnë se e kanë një vend pune, se mund të jetojnë pa ndihmën e shtetit dhe se e kanë mësuar gjuhën gjermane.
Ndërkohë, kur është fjala për punëtorët e kualifikuar, ata mund të marrin familjet e tyre menjëherë edhe pa njohjen e gjuhës gjermane.