Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari
Në Komunën e Kërçovës, Ministri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi së bashku me Kryetarin e Komunës, z. Fatmir Dehari nënshkruajti Kontratën e bashkëpunimit në fushën e diasporës.
Hapja e Qendrës për Diasporë në Komunën e Kërçovës ka rëndësi dhe peshë të madhe për banorët e kësaj komune që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. Nëpërmjet kësaj qendre atyre do t’ju mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme për të drejtat dhe obligimet e tyre, si dhe do t’ju jepen udhëzime shtesë në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.
Me këtë marrëveshje ngritet niveli i komunikimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal me qytetarët e diasporës për të rikthyer besimin e tyre tek institucionet shtetërore.
Në këtë ngjarje prezent ishte edhe znj. Albulena Demiri Zendeli, Drejtoreshë e Qendrës për kulturë “Koço Racin” në Kërçovë.