Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Sveti Nikolës, z. Dejan Vladev

Sot në ambientet e Komunës së Sveti Nikolës së bashku me Kryetarin z. Dejan Vladev, Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi u nënshkruajt marrëveshja për bashkëpunim në fushën e diasporës.
Me këtë marrëveshje, e cila parasheh hapjen e një zyre funksionale për diasporën, bashkërisht do ti plotësojnë nevojat e qytetarëve tanë gjatë qëndrimit të tyre në mëmëdhe.
Përveç rolit parësor ndërmjetësues të kësaj zyre mes qytetarëve në diasporë dhe atdheut të tyre, këto zyra do të lehtësojnë realizimin e hartëzimit të diasporës sonë, me theks të veçantë të diasporës ekonomike, shkencore dhe qytetare-civile.

Albanian