Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Karposhit, z. Stevço Jakimovski
Në hapësirat e Komunës së Karposhit në Shkup, me kryetarin e kësaj komune z. Stevço Jakimovski, sot Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi nënshkruajti marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e diasporës për hapjen e zyrës komunale.
Komuna e Karposhit, është një nga tre komunat e Shkupit që e pranoi propozimin për hapjen e këtyre zyrave dhe me këtë marrëveshje hapën dyert për qytetarët nga diaspora që të ndihen si në shtëpinë e tyre kur vizitojnë vendin e tyre.
Bashkërisht u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen deri në arritjen e objektivave të përcaktuara në kontratën e nënshkruar.