Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z.Arben Taravari

Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z.Arben Taravari, Ministri i angazhuar për diasporë Dr.Xhemail Çupi nënshkruajtën marrëveshje për hapjen e Zyrës për bashkëpunim me diasporën.
Bashkëpunimi do jetë në të mirë të diasporës, për shërbime më efikase, më efektive, për informacione të duhura për të gjitha të drejtat e tyre në vendin e origjinës. 
Pjesa e dokumentacioneve elektronike do të asistohet në bashkëpunim me MSHIA ku punonjësi i "Qendrës për Diasporë" nga Komuna e Gostivarit do ketë bashkëpunim me punonjësin nga MSHAI për shërbime më cilësore dhe në kohë reale. 
Kjo do tregojë që  jemi afër diasporë tonë me shpresë për ta kthyer besimin e tyre tek institucionet. 
Ndërsa kjo do jetë në të mirë edhe të komunës dhe të shtetit tonë pasi dihet që investitorët më potecial janë nga diaspora. 
Zyra do ketë rol ndërmjetësues dhe do shërbejë si qendër ku diasporës do t'i jepet qasje në informatat e nevojshme dhe udhëzime shtesë bazuar në të drejtat e tyre për procedurat e duhura në institucione.


 

Albanian