Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Shtipit, z. Ivan Jordanov

Sot vijoi nënshkrimi i aneks Кontratës për bashkëpunim në fushën e diasporës edhe me kryetarin e Komunës së Shtipit, z. Ivan Jordanov.
Gjatë vizitës Ministri i anzhuar për diasporë, Dr.Xhemail Çupi pati rastin që bashkërisht të diskutojnë tema nga disa fusha me interes për diasporën me origjinë nga pjesa lindore e vendit tonë. Konstatuan se ka vullnet nga të dyja palët për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen përmes hapjes së zyrave komunale për mbështetjen e diasporës, e gjithë kjo në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të kushteve për ushtrimin e të drejtave të bashkatdhetarëve tanë gjatë qëndrimit të tyre në vendin e origjinës.

Albanian