Ministri Xhemail Çupi nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Makedonski Brodit, z. Zharko Risteski

Komuna e cila iu përgjigj thirrjës për hapjen e zyrës komunale “Qendër për diasporë” ishte edhe Komuna e Makedonski Brodit, ku mes kryetarit të kësaj komune z. Zharko Risteski dhe Ministrit Dr. Xhemail Çupi u nënshkruajt kontrata për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Në prezencë të këshilltarëve komunal dhe udhëheqësve të institucioneve Ministri Çupi, shpalosi detajet e projektit që shërbejnë për të mirën e diasporës.

Përveç rolit prioritar që kanë si ndërmjetës në mes qytetarëve të diasporë dhe vendit amë, këto zyra do të lehtësojnë procesin në mapimin e diasporës sonë, me theks të veçantë në diasporën ekonomike, shkencore dhe të shoqërisë civile.

Albanian