Dita e mërkur, ditë takimi me diasporën

Takim i hapur me përfaqësues të diasporës!

E dashur diasporë, ju qytetarë që jetoni jashtë kufijve të vendit tuaj!

Duke marë parasysh vlerën dhe rëndësinë që keni në vendin amë, ju njoftojm se Ministri i angazhuar për diasporë, ka vendosur që dita e mërkurë të jetë një ditë e dedikuar për takime me ju, me qëllim që tu përkushtohemi bashkërisht çështjeve që ndërlidhen me diasporën.

Ruajtja e lidhjeve me diasporën është e  rëndësisë së veçantë pasi ajo llogaritet ajka e shoqërisë sonë që duhet ruajtuar dhe kultivuar me përkushtimin më të madh.

Dyert e kabinetit që gjindet brenda objektit të Qeverisë për ju janë çdoherë të hapura!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ministër i angazhuar për diasporë
Rr. Ilinden nr.2
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
+389 23117825

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: