Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune takoi kryetarin e selisë të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Gjermani, z. Jean-Philippe Chauzy

Në selinë e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Gjermani (IOM Germany) ministri Dr. Xhemail Çupi, realizoi takim me kreun e kësaj organizate, z. Jean-Philippe Chauzy. 
Bashkërisht shkëmbyen mendime dhe propozime për mënyrën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e mbështetjes së IOM-ës në realizimin e aktiviteteve në fushën e diasporës.  
Gjithashtu gjatë bisedës u theksua që bashkëpunimi i drejtpërdrejtë do të vazhdojë përmes zyrës së tyre në Shkup.

Albanian