Ministri z. Xhemail Çupi, vizitoi Qendrën e Komunitetit Dibran në shtetin e Nju Xhersit

Llogaritet se komuniteti dibran është dhjetëra mijëra në SHBA dhe kjo dëshmohet edhe me numrin e madh të qendrave kulturore dhe fetare në diasporën amerikane, andaj këtu theksojmë Qendrën e Komitetit Dibran, organizatë e lokalizuar në Nju Xhersi por ka shtrirje akoma më të gjërë që operon si xhami për qëllime religjioze, humanitare, kulturore dhe arsimore.

Në shoqërimin e drejtorit për investime të huaja z. Emini, ministri u prit nga imami i njohur nga Dibra Mr. Omer Kadri, bordi udhëheqës dhe disa nga antarët e organizatës.

Albanian