Autoritetet zvicerane me fjalë miradije për diasporën nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Në Bern të Zvicrës, ministri i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi u takua me zëvendës drejtorin për migrim, z. Mihael Hekendorn. Në takim morën pjesë edhe z. Kristijan Vinter ministër dhe koordinator për Europën juglindore dhe z. Andear Geric zv/drejtor për Ballkanin perëndimor në Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

 

Zv/drejtori Hekendorn e njoftoi ministrin Ademi me mënyrën se si Zvicra e realizon procesin e integrimit duke lavdëruar diasporën nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila tërësisht është e integruar në sistemin zviceran. Ai kujtoi se për momentin ka rreth 100 mijë qytetarë nga Maqedonia e Veriut që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, prej të cilëve 30 mijë kanë nënshtetësi zvicerane. 

 

Ministri Ademi theksoi se në mars të këtij viti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Strategjinë e parë për bashkëpunim me diasporën, me çka u vendos një bazë e fortë për standarde të reja në bashkëpunimin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diasporës. Gjithashtu, ministri Ademi prezantoi pjesë nga aktivitetet që janë ndërmarrë e që dalin nga Strategjia nacionale për bashkëpunim me diasporën.

 

Përfaqësuesit e autoriteteve zvicerane njoftuan se do ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në nëntor, kur presin që të takohen prapë me ministrin Ademi dhe t'i konfirmojnë hapat e ardhshme të bashkëpunimit edhe me intenziv në projekte dhe aktivitete konkrete.

 

 

 

Albanian