Do të formohet Komision për menaxhim të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë


 

Në takime u dakordua për formimin e një organi ndërshtetëror për menaxhimin e përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

 

Ministrat riafirmuan qëndrimet e dy vendeve mike dhe fqinje për t’i përmbushur rekomandimet nga UNESKO me qëllim ruajtjen afatgjate të trashëgimisë tonë botërore. Ministri Ademi realizoi takim edhe me përfaqësues të MPJ-së së Shqipërisë. Në takim u konkludua se vijon konstituim formal i komisionit të përbashkët.

 

Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria intensifikojnë bashkëpunimin në nivel politik dhe nivel ekspertësh dhe bashkërisht do të sjellin vendime për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

Albanian