Hapja solemne e Shkollës Verore për Mësimin e Gjuhës Amtare të Agjencisë së Migracionit të RM-së

27 korrik 2018

Dje pasdite, në hapësirat e Qendrës së Kongresit në Ohër, u bë hapja e manifestimit solemn, me rastin e Shkollës Verore për Mësimin e Gjuhës Amtare, e dhjeta me radhë, projekt i Agjencisë së Migracionit të Republikës  së Maqedonisë. Misioni dhe qëllimi kryesor i funksionimit të Agjencisë së Migracionit të Republikës  së Maqedonisë është gjallërimi, ndihma dhe kultivimi i identitetit kombëtar te mërgimtarët, nëpërmjet ruajtjes së gjuhës amtare, kulturës dhe vlerave tradicionale të  mërgimtarëve në vendet ku jetojnë.

Ky vit shënon një jubile të vogël të Shkollës Verore  për Mësimin e Gjuhës amtare, e cila tradicionalisht realizohet në Ohër. Në këtë shkollë marrin pjesë fëmijë të mërgimtarëve nga vendi, të cilët kanë për qëllim të mësojnë gjuhën e prindërve të tyre. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme argëtuese dhe edukative, fëmijët e mërgimtarëve do të kenë mundësi të njihen dhe të mësojnë historinë, traditën, kulturën dhe gjuhën e Republikës së Maqedonisë.

Këtë vit, kënaqësi të madhe për drejtorin e Agjencisë së Migracionit të Republikës  së Maqedonisë paraqet  fluksi i madh dhe dëshira për të mësuar gjuhën amtare nga fëmijët e mërgimtarëve nga Maqedonisë. Dyzetepesë fëmijë edhe atë nga: Republika e Serbisë, Republika e Kroacisë, Republika e Italisë, Republika e Austrisë, Republika e Turqisë, Republika Federale e Gjermanisë, Mbretëria e Anglisë dhe Mbretëria e Danimarkës janë pjesë e Shkollës Verore së dhjetë me radhë.

Drejtori i Agjencisë së Migracionit, Nikolla Shalvarinov, theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për  promovimin e vendit në pjesën e historisë, traditës, kulturës dhe gjuhës, njëkohësisht edhe në zvogëlimin e më të madh të më të rinjve të mërgimtarëve, të cilët nuk njohin gjuhën e prindërve, e me këtë gjallërojnë ndjenjën e përkatësisë ndaj shtetit prej ku kanë prejardhjen, Republikën e Maqedonisë.

Ndërkaq, Agjencia e Migracionit qëndron në pozicionet se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me dhënien e përkrahjes ndaj të gjithë mërgimtarëve dhe organizatave të migracionit pa dallim të përkatësisë së etnisë, gjinisë dhe religjionit për promovimin e historisë, traditës, kulturës dhe gjuhës maqedonase, theksoi drejtori në fjalimin tij.

Agjencia e Migracionit e Republikës  së Maqedonisë në punën e saj, gjatë plotësimit të detyrave dhe realizimin e projekteve aktuale, bashkëpunon me Kabinetin e ministrit për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi. Puna e përbashkët e dy institucioneve mundëson implementim më të mirë dhe më të suksesshëm të politikave të cilat kanë për qëllim realizimin e nevojave,  qëllimeve dhe interesave të mërgimtarëve nga vendi.

Me rastin e hapjes jubilare të Shkollës Verore të dhjetë me radhë, mori pjesë edhe ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, i cili kishte fjalën e rastit para nxënësve, mësimdhënësve dhe pjesëmarrësve të tjerë me rastin e hapjes së Shkollës Verore.

Ministri Ademi theksoi se tashmë Shkolla Verore realizohet tradicionalisht dhe është aktivitet shumë i rëndësishëm  shtetëror në raport me lidhjen ndërmjet shtetit dhe gjeneratave më të reja të mërgimtarëve me prejardhje nga Maqedonia dhe në vazhdimësi paraqet vlerë të veçantë në drejtim të ruajtjes së vlerave kombëtare, arsimore, kulturore dhe tradicionale, të bartura në mënyrë burimore ndaj gjeneratave të mërgimtarëve tanë anembanë botës.

Ky aktivitet edhe në të ardhmen do të vazhdojë me përmbajtje të tjera kulturore dhe arsimore, me qëllim të përforcojë vetëdijen e gjeneratave të reja të mërgimtarëve tanë në botë për  prejardhjen e tyre në të gjitha fushat me interesa vitale edhe kjo para se gjithash  është për identitetin kombëtar dhe kulturor nga vendi i prejardhjes së tyre.

Për në fund, ministri Ademi pjesëmarrësve të Shkollës Verore ju urojë  punë të suksesshme dhe qëndrim të këndshëm në  Liqenin e Ohrit dhe rrethinës së tij, ndër vendet më të bukura të Maqedonisë.

Jo, nuk kemi frikë të themi se gjuha amtare është gjuha maqedonase, gjuha amtare është gjuha shqipe, ... sepse gjuha amtare është gjuhë amtare, në cilën do gjuhë! – theksoi ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: